Pas ‘fortunës’ në Hipotekën e Shkodrës, Ministria e Drejtësisë ka zgjedhur edhe pasardhësin e Zamir Lekës, i cili u arrestua në krye të këtij institucioni.
Me detyrën i ‘komanduar’ Ministria Etilda Gjonaj, ka zgjedhur që të caktojë në krye të këtij institucioni të shumëpërfolur, një figurë që e njeh Shkodrën.
Gjokë Jaku, është emëruar Drejtor i ZRVPP në Shkodër. Gjok Jaku është nga Lezha dhe ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti.
Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës.
Në vitin 2005 Gjokë Jaku i shpëtoi për mrekulli një atentati me armë.
Ai u qëllua në hyrje të banesës së tij dhe plumbat që mori në zonën e këmbëve e lanë të plagosur.
Ndërkohe që Jaku ka qenë edhe Zv/Ministër i Bujqësisë në vitin 2015