Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi

Shkupi

Në Shkup therin kurban për dështimin e puçit në Turqi

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:43
Ilustrim

Shoqata e Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theri kurbanë falënderimi për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtetin në Turqi, që sipas tyre, pretendohet të jetë kryer nga Organizata FETÖ.

Para therjes së kurbanëve që u realizua në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Bejtullah Morina u prononcua për gazetarët, me ç’rast luti Zotin për mëshirë ndaj dëshmorëve të rënë gjatë tentativës së grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Morina uroi që ngjarja e tillë të mos i përsëritet asnjëherë më Turqisë.

“Zoti i dënoftë puçistët”, tha ai në shenjë reagimi.

Ndërkaq, si mesazh mbështetjeje për presidentin ruek Recep Tayyip Erdo?an, Morina theksoi se “Nëse vazhdon kështu, Turqia do të zhvillohet edhe më shumë. Edhe ne gëzohemi sa më shumë që Turqia përparon. Ne nga Ballkani gjithmonë do të japim mbështetje dhe do të jemi në anën e Turqisë", tha ai.

Gjithashtu u bë e ditur se kurbanët e therur do të shpërndahen për jetimët dhe familjet e varfëra. Po ashtu, në xhami u bënë lutje për të ata që humbën jetën gjatë tentativës së grusht shtetit ndërsa pas namazit të xhumasë u shpërnda pilaf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat