Ahmeti: Të dëmtuarve do të ju qëndroj pranë për çdo nevojë të tyre

Shkupi

Ahmeti: Të dëmtuarve do të ju qëndroj pranë për çdo nevojë të tyre

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2016 Në ora: 14:35
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së. Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të Shkupit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se të dëmtuarve do të ju qëndroj pranë për çdo nevojë të tyre.

Postimi i tij:

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me të cilët ndaj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre.

Njëkohësisht siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t'ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t'i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat