Pamje nga droni: Ja si duken lagjet e Shkupit pas përmbytjeve

Shkupi

Pamje nga droni: Ja si duken lagjet e Shkupit pas përmbytjeve

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 12:36
Pamje nga video

Televizioni NOVA ka bërë një videoxhirim me dron në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Edhe më tej në videoxhirime shihet qartë se ka ndodhur një kataklizëm e vërtetë e cila i ngjanë Cunamit.

Rrugë të vërshuara, shtëpi të dëmtuara, vetura të përmbysura dhe shumë dëme të tjera janë evidente të cilat mund të vërehen përmes këti videoxhirimi. Nga ana tjetër shërbimet kanë vazhduar punën në mënyrë aktive për ti sanuar dëmet.

Ndryshe, gjatë fatkeqësisë natyrore që ndodhi ditën e shtunë në rajonin e Shkupit humbën jetën mbi 20 persona nga përmbytjet ndërsa dhjetëra mbetën të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat