Të dhënta më të fundit flasin për 144 persona të lënduar në vërshimet e ditës së shtunë. Nga ky numër, 40 persona vazhdojnë mjekimin në spitalin e qytetit të Shkupit, kurse ndaj tre prej tyre është kryer intervenim kirurgjik.
Drejtoresha e spitalit të qytetit të Shkupit ka bërë të ditur se të gjithë 144 personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë dhe se janë duke marrë mjekimin e duhur.
Një pjesë e të lënduarve janë sistemuar edhe në spitalin ushtarak.