Shkup, ndërtohet rrugë nëntoksore afër stacionit të vjetër hekurudhor

Shkupi

Shkup, ndërtohet rrugë nëntoksore afër stacionit të vjetër hekurudhor

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 13:38
Ilustrim

Kompania ndërtimore Limak paralajmëron se së shpejti do të fillojë ndërtimi i kompleksit afër Stacionit të vjetër hekurudhor-Shkup, përfshirë edhe tunelin i cili duhet ta lehtësojë komunikacionin.

Siç kumtojnë nga kompania, projekti e kaloi periudhën e planifikimit, kështu që do të ndërtohet kompleks bashkëkohor, atraktiv, multifunksional afarist-rezidincial i cili do të ketë për qëllim ta bashkojë simbolin e qytetit-Stacionin e vjetër hekurudhor me nevojat moderne dhe shprehitë jetësore të qytetarëve të Shkupit.

Tuneli do të jetë rrugë dykahëshe me 6 korsi me gjatësi prej 800 metrash, do ta dislokojë bulevardin e Maqedonia nën tokë dhe në masë të madhe do të kontribuojë në lehtësimin e turmës në komunikacionin në Shkup.

Sipërfaqja e projektit të përgjithshëm do të jetë rreth 300 mijë metra katrorë. Kompleksi do të përfshijë rreth 1 mijë banesa në ndërtesa 20 katëshe me nga 1,2 apo 3 dhoma gjumi, zyrë, qendrër tregtare, hotel, hapësirë për aktivitete të lira kulturore ku do të vendoset Muzeu, do të ketë vende për të ngrënë dhe për të pirë, qendrër fitnesi, parking me kapacitet për rreth 2 mijë automjete.

Ndërtesa ekzistuese e Muzeut të Qytetit të Shkupit, siç sqarojnë, e cila planifikohet të ripërtrihet nga autoritetet e qytetit, do të sendërtohet me shije në kuadër të kompleksit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat