Banorët e lagjes Taftalixhe mbrojnë parkun e tyre, për së treti herë

Shkupi

Banorët e lagjes Taftalixhe mbrojnë parkun e tyre, për së treti herë

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Për së treti herë banorët e lagjes Taftalixhe në Shkup kanë mundur të mbrojnë parkun e lagjes së tyre në rrugën e Bukureshtit, duke e penguar ndërtimin e një ndërtese në atë vend.

Banorët i kanë penguar puntorët dhe eskavatorët që janë afruar në mëngjes për të filluar punën.

Pas problemeve në mes banorëve dhe punëtorëve ka mbërritur policia e cila nuk reagoi në kohë.

Kur kanë mbërritur gazetarët e disa televizioneve të dy grupet janë tërhequr.

Banorët e kanë porositur kryetarin e komunës Stevçe Jakimovski që paratë për këtë ndërtesë t’i dërgojnë për vërshimet në Stankovski, Hasanbeg dhe vende tjera të vërshura në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat