Ndihma e KFOR-it për autoritetet e Shkupit pas të reshurave të mëdha

Shkupi

Ndihma e KFOR-it për autoritetet e Shkupit pas të reshurave të mëdha

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 19:07
KFOR ne reshurave

Pas pranimit të kërkesës për ndihmë, dërguar nga autoritetet vendore të Shkupit, personeli i KFOR-it filloi dje atje operacionin për ndihmë në rastet e fatkeqësisë së vërshimeve. Asetet e personelit dhe të xhenios, të shkëputura nga kontigjentet e KFOR-it zvicerianë dhe austrianë, arritën në Maqedoni në mbrëmbjen e 11 gushtit, të cilët kishin me vete pajisje të rënda për tërheqje, ngarkuesë, eskavatorë dhe kamionë për mbeturina në mënyrë që të mbështesin operacionin për ndihmë në rast fakeqësish, i cili po udhëhiqet nga autoritetet kombëtare.

Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që KFOR-i i është përgjigjur në një krize të llojit të tillë, e cila u shkaktua nga fatkeqësia natyrore. Në vitin 2000, sipas udhëzimit të Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, KFOR-i ofroi asetet e tij për të ndihmuar  Maqedoninë kur shpërthyen zjarret pyjore.

Në përgjithësi, tetëmbëdhjetë veta dhe trembëdhjetë automjete që i përkasin misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja u zbarkuan nga Kosova në zonën e goditur të Stajkovcit, afër Shkupit.

Një ndihmë e tillë për autoritetet civile në skenarin e fatkeqësive natyrore, është tërësisht në pajtueshmëri dhe është detyrë shtesë e misionit të deklaruar të KFOR-it për të rritur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat