Pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shkupi

Pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 18:38
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër nga ora 11:00 deri në orën 14:30 do të jenë konsumatorët e rrugës “Reçishte” në fshatin e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës.

Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin me krizat në Qytetin  e Shkupit, ndërprerja është për shkak të operacioneve të caktuara teknike në rrjet.

Nga ora 8:30 deri në orën 10:30, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës “Boris Trajkovski” nën rrugët 2 dhe 4, në Komunën e Kisela Vodës.

Pa energji elektrike nga ora 9:30 deri në orën 14:30 do të jenë edhe konsumatorët e fshatit Matka e Poshtme në pjesën e manastirit dhe të liqenit, në komunën e Sarajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat