Shënohet 106-të vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Shkupi

Shënohet 106-të vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 08:42
Nënë Tereza

Programi i manifestimi të Atdheut ‘Ditët sh. Nënë Tereza’ i cili do të mbahet në Shkup prej 4 deri më 11 shtator, me rastin e shpalljes së saj për shenjtore më 4 shtator në Vatikan nga ana e papës Francisko, do të prezantohet sot në Kabinetin e kryetarit të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Në konferencën për shtyp, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska dhe peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Poashtu organizata civile ‘Shkupjanja Nënë Tereza’ nga Shkupi, me rastin e ditëlindjes së 106-të të Nënë Terezës sot do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore në vendin e lindjes së saj në Sheshin Maqedonia, në përmendoren e Nënë Terezës dhe dhomën përkujtimore me shenjtëroren në Kullën feudale.

Në kuadër të ditëlindjes do të ketë lexime poetike dhe recitale si dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni organizon ekspozitën ‘Shenjtorja nga Shkupi-letërkëmbime’. Ekspozita do të mbahet në Galerinë kombëtare ‘Hamami i Daut Pashës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat