Gjendet pistoletë në stadiumin ”Filipi i Dytë”

Shkupi

Gjendet pistoletë në stadiumin ”Filipi i Dytë”

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 14:14
Stadiumi ”Filipi i Dytë”

Rreth orës 20:00 dje në ambientet e stadiumit ”Filipi i Dytë” në Shkup ka ndodhur një incident në tribunën lindore të stadiumit tifozët janë përleshur me personat I.J(38 vjeç) nga Kosova dhe M.A(42 vjeç) nga Shkupi i cili me vete ka pasur edhe çantë me një pistoletë brenda, e cila është gjetur më vonë në koshin e plehërave në banjot e stadiumit.

Më vonë policia e Shkupit ka arrestuar disa persona të përfshirë në zënkë, të cilëve ju janë lëshuar raporte për të bërë pagesë për shkeljet e bëra.

Siç informojnë nga policia e Shkupit, më tej do të shqyrtohet ky rast dhe do të shpallen fajtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat