Hasanbegu edhe sot në kërkim të Elife Fejzullahut

Shkupi

Hasanbegu edhe sot në kërkim të Elife Fejzullahut

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 23:50
Hasanbegu

Tre javë pas vërshimeve që goditën rajonin e Shkupit, edhe më tej vazhdojnë kërkimet për vajzën 16 muajshe Elife Fejzullahu. Të ndarë në disa grupe nëpër fushat e Hasanbehut dhe përgjatë kanaleve të vërshuara Elifen e vogël e kërkonin familjarët e saj, vullnetarët dhe pjesëtarët e armatës. Një pjesë e ushtarëve në teren ishin me qen kërkues por ende nuk ka asnjë shenjë nga vogëlushja.

Vullnetarët thonë se kërkimet nuk do të ndalen derisa të mos gjendet Elifja. Vogëlushja u zhduk më 6 gusht kur stuhia morri veturën ku ishin ajo dhe prindërit e saj. Në këtë fatkeqësi jetën e humbi edhe babai i saj ndërsa mbijetoi nëna e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat