Shkup, fillon manifestimi “Ditët e sh.Nënës Terezë”

Shkupi

Shkup, fillon manifestimi “Ditët e sh.Nënës Terezë”

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 14:15
Nënë Tereza

Manifestimi atdhetar “Ditët e sh.Nënës Tereza” prej sot deri më 11 shtator do të mbahet në Shkup me rastin e kanonizimit  të Nënës Terezë.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski paralajmëroi se qyteti i Shkupit me një milion denarë do ta ndihmojë manifestimin. Kisha katolike në Shkup so të mbajë meshë në në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në shenjë falënderimi, ndërsa nesër organizon adhurim tërëditor.

Prej datës 5 deri më 11 shtator në Shkup do të ketë edhe një sërë aktivitetesh humanitare. Të shtunën më 10 shtator do të mbahet liturgjia e shenjtë e udhëhequr nga kryepeshkop i Beogradit, Stanislav Hoçevar.

Manifestimi qendror – mesha e shenjtë  do të mbahet të dielën më 11 shtator në sheshin “Maqedonia” i udhëhequr nga kardinali i Sarajevës, kardinali Vinko Puliq. Organizator i manifestimit është Peshkopata e Shkupit, nën patronazhin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat