Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup: Nga e thëna në të bërë, një det i tërë

Shkupi

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup: Nga e thëna në të bërë, një det i tërë

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 17:44
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup

Viti i ri akademik në Maqedoni fillon më 15 shtator, por hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” nuk janë gati për të pranuar studentët. Ndërkohë, që humanistja shqiptare është shenjtëruar nga Vatikani, autoritetet në Shkup ende zvarrisin procedurat për vënien në funksion të një nga projekteve më të mëdha në vend që mban emrin e saj.

Këto ngecje cenojnë drejtpërdrejt të ardhmen e studentëve pasi që ato fakultete të UT-së që i kaluan Nënë Terezës, deri më tani mbeten vetëm premtime. 

“Edhe përkundër faktit se kanë ngelur edhe dhjetë ditë zyrtarisht për fillimin e vitit të ri akademik, hapësirat e parapara për Universitetin Nënë Tereza kanë ngelur në gjendjen e tyre fillestare.”

Ndërkohë, ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu pranon se është e pamundur që “Nënë Tereza” të fillojë më 15 shtator por shpreson se të paktën tetori të jetë muaji i fillimit. 

“Shpresoj që komisionet amë t’i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë pak më intensive me qëllim që të mund të kapim edhe tetorin ashtu siç duhet. Nuk potencoj datën 15-16, por shpresoj shumë që në tetor të fillojë”, deklaroi ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu.

Ministri fajin për ngecjen e këtyre procedurave e hedh te komisionet amë duke i porositur që të jenë më aktiv në zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi. Gjithashtu Lutfiu konfirmoi se qeveria akoma nuk ka dhënë dritën jeshile për aprovimin e lokacionit në ish-Bankën Komerciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat