Aeroplani i zhdukur në Shkup, gjendet i djegur në tokë

Shkupi

Aeroplani i zhdukur në Shkup, gjendet i djegur në tokë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 18:55
Ilustrim

(E plotesuar)  Aeroplani i humbur pak më parë në rrethinën e Shkupit është gjetur në Katlanovë dhe i njëjti digjet.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë në terren së bashku me policinë.

Bëhet fjalë për një avion që vinte nga Trevizo, Itali, i cili është zhdukur në afërsi të Shkupit. Nga aeroporti është njoftuar në mënyrë të rregullt se do të ulet për tu furnizuar me benzinë.

Aeroplani i njëjtë, sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, flitet se në aeroplan ka pasur biznesmenë.

Avioni me 6 udhëtarë humb nga radarët, tentoi të ulej në Shkup

Një aeroplan privat udhëtimi me 6 udhëtarë që kishte tentuar që të ulej në aeroportin e Shkupit ka humbur nga radarët .

Ndoshta moti i keq që mbizotëron në vend me shi ka ndikuar që aeroplani që ëahtë i regjistruar në Gjermani të humbasë nga radarët.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Trevisos në Itali.

Image

 

‘Zhduket’ aeroplani në rrethinën e Shkupit!

Aeroplani komercial është zhdukur nga shënjestra e radarit në afërsi të aeroportit, konfirmojnë nga Ministria e Brendshme për NOVA.

Bëhet fjalë për një avion që drejtohet nga Dubrovniku dhe është zhdukur në afërsi të Shkupit.

Ekipet e MPB-së janë në terren dhe janë në kërkim të aeroplanit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat