Po qetësohet Shkupi, asnjë dridhje e tokës që nga mesnata

Shkupi

Po qetësohet Shkupi, asnjë dridhje e tokës që nga mesnata

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:17
Ilustrim

Tërmeti i fundit i cili mbrëmë në orën 1:30 pas mesnatës i shqetësoi shkupjanët ka qenë me fuqi prej 3,2 ballë sipas Rihterit dhe me intensitet prej 5 ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Sipas observatorit sizmologjik dridhja ka të bëjë me tërmetet paraprake. Lëkundje tjera gjatë ditës nuk janë regjistruar.

“Epiqendra ishte në rajonin e njëjtë në pjesën lindore të luginës së Shkupit. Në rajonin e njëjtë ku u regjistruan edhe tërmetet tjera”, deklaroi Draga Çernih Anastasovska nga Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkenaceve Matematike-Natyrore. Sipas matjeve të tanishme, sizmologët e numërojnë tërmetin e fundit si të pritur dhe si pasojë e dridhjeve paraprake.

“Siç u tha disa herë, ky tërmet ishte pasojë e tërmetit të së dielës në 15,10 që është gjë normale për një tërmet me magnitudë prej 5,2 të jetë i ndjekur prej më shumë tërmeteve ndërmjet tre dhe katër, kuptohet tërmete më të dobëta. Mirëpo, edhe një herë theksoj se çdo rajon me një aktivitet të tillë, karakterizohet me vetitë e veta sizmike, gjegjësisht kohëzgjatje të aktiviteti pas lëkundjes paraprake”, u shpreh Draga Çernih Anastasovska, Observatori sizmologjik i FMN-në.

Ndonëse sipas të dhënave tërmetet më të vogla në dy ditët e shkuara janë aktivitet normal pas tërmetit të madh, nga observatori sizmologjik nuk mund të thonë përfundimisht nëse toka po qetësohet. Arsyeja për qëndrimin e këtillë është se shkenca botërore ende nuk ka mekanizma, se si t’i parashikojë me saktësi tërmetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat