Gjykata themelore Shkupi 1 refuzon kërkesën e PSP-së për ndërrimin e gjyqtares Petrovska

Shkupi

Gjykata themelore Shkupi 1 refuzon kërkesën e PSP-së për ndërrimin e gjyqtares Petrovska

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:03
Gjykata e Shkupit

Gjykata themelore Shkupi 1 njofton se e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për ndërrimin e gjykatëses Lidija Petrovska për lëndën e shkatërrimit të dokumenteve të lidhura me pajisjet për përgjim.

Vendimi është sjellur nga kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1. Sipas tij, kërkesa e PSP-së është e pabazë.

Përndryshe, Lidija Petrovska përmendet në ”bombat” e opozitës, në një bisedë në mes të gjykatëses Sofija Laliq dhe ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Në këtë bisedë Mijallkov thotë se Petrovska e ka fituar vendin e punës duke blerë dhurata ”Sfaroëski” për kryetaren e Gjykatës së lartë, Lidija Nedellkova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat