I paraburgosuri ikë nga Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore

Shkupi

I paraburgosuri ikë nga Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Në Gjykatën Themelore Shkup 1, dje rreth orës 10 nga Zyra e gjyqtarit, është arratisur A.B. (29) nga fshati Haraçinë.

Pasi gjyqtari ishte duke nënshkruar urdhërin dhe policët në ndërkohë kanë dalë jashtë zyrës, A.B. e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikë, ka kërcyer nga dritarja e hapur e zyrës, thonë nga MPB.

Përndryshe, A.B. çdo të hënë është paraqitur në gjykatë në lidhje me rastin për ‘kontrabandim të emigrantëve’. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat