Në Shkup vizatohet kordelja e tetë rozë

Shkupi

Në Shkup vizatohet kordelja e tetë rozë

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 22:13
Ilustrim

Me shëtitje simbolike dhe garë humanitare në gjatësi prej një kilometër, në suaza të manifestimit “Forca rozë” në organizim të Shoqatës “Borka”, më shumë se 1000 qytetarë u mblodhën sot në Shkup për ti dhënë përkrahje të sëmurëve nga kanceri në gji dhe familjeve të tyre.

Bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Maja Ivanova në manifestim theksoi se është e lumtur që shëtitja rozë u shndërrua në traditë.

Ajo porositi bashkëqytetareve të saj që të bëjnë vetkontrolle të rregullta dhe me kujds ti dëgjojnë dhe zbatojnë rekomandimet e mjekëve për parandalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat