Protestë para ambasadës së Polonisë në Shkup

Shkupi

Protestë para ambasadës së Polonisë në Shkup

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 10:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gratë polake kanë marrë mbështetje nga aktiviste maqedonase, të cilat dolën në një protestë para ambasadës së Polonisë në Shkup.

Protesta e quajtur ”E diela e zezë”, u organizua për të mbështetur gratë e Polonisë, kundër ndalimit të plotë të abortit në këtë vend.

Demonstrueset kishin përgatitur disa parulla si ”Trupi im, zgjedhja ime, ”Jashtë mitrës sime”, ”Solidaritet”, të cilat i ngjitën në gardhin rrethues të ambasadës. Ata ishin veshur në të zeza.

Pjesë e kësaj proteste ishte edhe politkanja Radmilla Shenqerinska, ndërkaq protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në disa vende tjera të botës.

Përndryshe, nëse ky ligj hyn në fuqi në Poloni, atëherë të gjithë abortet do të quhen kriminale dhe gratë që do të abortojnë do të përballen me dënime me burg, deri më 5 vjetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat