Rrënohet shtëpia në Shkup ku qëndronin “fantomët” e Pustecit të Shqipërisë

Shkupi

Rrënohet shtëpia në Shkup ku qëndronin “fantomët” e Pustecit të Shqipërisë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 08:32
Shtepia

Në qendër të Shkupit ka nisur rrënimi i njërës nga shtëpitë më të vjetra arkitekturore të Shkupit. Por ajo që njihet më mirë kjo shtëpi në rrugën “Maksim Gorki” është se aty ishin evidentuar me adresë banimi mbi 50 votues nga Pusteci i Shqipërisë. Shtëpia ishte e boshatisur, ndërsa në katin përdhes funksiononte kompania “Nastel” që udhëhiqet nga Zoran Azmanov. Nga kjo kompani kanë theksuar për portalet në gjuhën maqedonase se gjithçka kanë siguruar nga komuna Qendër dhe se ka filluar ndërtimi i një objekti biznesi.
Kjo është konfirmuar edhe nga ana e komunës Qendër.

Opozita maqedonase zbuloi se në ciklet e fundit zgjedhore në këtë shtëpi evidentoheshin se qëndronin mbi 50 votues nga Pusteci i Shqipërisë, që konsideroheshin si votues “fantom” dhe që po shfrytëzoheshin në mënyrë të organizuar nga votat e tyre nga ana e pushtetit të VMRO-DPMNE.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat