VMRO-ja organizon tubim popullor në Shkup

Shkupi

VMRO-ja organizon tubim popullor në Shkup

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE sot në ora 15 në qendrën sportive “Boris Trajkovski" do të mbajë tubim popullor, paralajmëroi Unioni i forcave të reja të VMRO DPMNE-së në faqen e tyre në Facebook.

“VMRO DPMNE porosit se është koha për t’i vënë fund krizës politike. Është fundi për shkatërrimet, konfliktet, luajtjen me ndjenjat e njerëzve, fundi për dëmet dhe prishjen e imazhit të shtetit. Pa marrë parasysh dëshirat dhe skenarët e oponentëve tanë ne çdoherë jemi dalluar me vetëdije tjetër se ata, ndjenjë më tjetër ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit sepse interesat tona çdoherë kanë qenë para të gjithë tjerëve. Tani i duhesh Maqedonisë” thuhet në njoftimin në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat