Në Shkup u mbajt ”Business Run 2016”

Shkupi

Në Shkup u mbajt ”Business Run 2016”

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:35
Foto

Në korsinë përreth lumit Vardar u mbajt gara në stafetë vrapimi, me katër ndërrime, në çdo 2 kilometër, ku morën pjesë 50 ekipe të afarizmit në Maqedoni.

Tre vendet e para u arritën nga ekipi i Eruostandard Banka, pastaj Halkbankës dhe në vendin e tretë arriti ekipi i Master Inxhinjering. Ekipet ishin të përziera, pra në përbërje të meshkujve dhe femrave.

Kjo garë u mbajt në mot me shi dhe të ftohtë, megjithatë në Business Run 2016 morën pjesë një numër i madh afaristësh që e sfiduan veten në këto kushte klimatike, për të arritur rezultate ekipore dhe suksese në rrethana të ndryshme.

Organizatorë i kësaj gare ishte shoqata për sport dhe rekreacion ”I pari në cak”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat