I vendosin bombë një biznismeni në Shkup

Shkupi

I vendosin bombë një biznismeni në Shkup

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 10:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit është djegur një automjet, ndërkaq sipas të dhënave jozyrtare, bëhet fjalë për një bombë të vendosur në veturë.

Vetura ka qenë pronë e biznismenit të njohur të dyqaneve për ushqime të shpejtë “Vili”. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga motra e pronarit të dyqaneve, që është një folëse e njohur.

Sipas saj, familja dyshon se bëhet fjalë për sulm nga një grup i njohur që i ka kërcënuar dhe kërkuar haraç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat