Shkupi renditet ndër vendbanimet më të ndotura në botë

Shkupi

Shkupi renditet ndër vendbanimet më të ndotura në botë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:00
Shkupi

Ish futbollisti Igor Mitrevski, çdo ditë ngjitet malit të Vodnos për të vrapuar. Ish kapiteni i përfaqësuese së Maqedonisë, thotë se për dallim nga qytetet tjera, në Shkup ka ajër më të ndotur, dhe kjo ndodhë në vjeshtë dhe dimër, kur ngritet niveli i ndotjes së ajrit.

“Me të vërtetë duhet të ndërmerren masa për parandalimin e ndotjes së ajrit. Është keq për çdonjërin nga ne të jetohet në këtë ajër të ndotur. Shpresoj se me kalimin e kohës do të pastrohet. Shkupit i duhet më tepër përdorim i gazit natyror për ngrohje ose metoda tjera alternative, se nëse përdoren drunjtë si lëndë djegëse për ngrohje do të kemi shumë ndotje të ajrit”, u shpreh për Tv21, Igor Mitrevski, ish-futbollist.

Instituti ndërkombëtar Numbeo e rendit Shkup ndër vendbanimet më të ndotura në botë, pasi që prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër arrin shifra alarmante. Sipas indeksit të matjes së ndotjes në kohë reale, në mesditën e së mërkurës në Shkup, ndotja kishte arritur shifrën në 84 PM (Particulate Matter), ndërsa lokalitetet më të ndotura janë tek rektorati, Karposh dhe Gazi Babë.

Nga Qyteti i Shkupit, thonë se edhe në këtë fillim të sezoni vjeshtor janë marrë masat për uljen e ndotjes së ajrit.

GRAFIKA: QYTETI I SHKUPIT

“Në proces është realizimi i projektit për furnizimin e subvencionuar të ngrohëseve me peletë për qytetarët e qytetit të Qytetit, me ç’rast për realizimin e kësaj janë ndarë 5.890.000 denarë nga buxheti. Ky aksion nxiti interesim të madh të qytetarëve dhe me këtë aktivitet iniciohet ndërrimi i ngrohësve që djegin dru dhe që shpërndajnë materie ndotëse, me lloje rinovuese të energjisë, që në të ardhmen do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ambientit jetësor në Shkup.”

Nga Partia e gjelbër RDM thonë se përveç industrive të mëdha, faktorë të ndotjes së Shkupit janë edhe ndërtimet e pandërprerë në dekadën e fundit që bëhen në kryeqytetit, automjetet e panumërta që lirojnë CO2 dhe përdorimi i drunjtëve dhe naftës si lëndë djegëse për ngrohje gjatë dimrit.

Monitorimi i Shkupit për nivelin e ndotjes po kryhet përmes pesë stacioneve të vendosura nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat