Rrahja në Çarshinë e Shkupit, arrest shtëpiak për dy të miturit

Shkupi

Rrahja në Çarshinë e Shkupit, arrest shtëpiak për dy të miturit

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Policia në Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy fëmijë të moshës 14-vjeçare, të cilët më 6 nëntor në orën një pas mesnate, në rrugën “Bit-Pazari”, pas zënkës verbale kanë lënduar rëndë 18-vjeçarin K.S. nga fshati Vizbeg i Shkupit.

“Fëmijët me paramendim kanë sulmuar të dëmtuarin duke e goditur me grushte në pjesën e kokës dhe gjoksit, ndërsa nga goditjet i dëmtuari është rrëzuar në tokë, me ç’rast ka lënduar pjesën e trurit. Nga lëndimet e shkaktuara jetën e ka në rrezik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori publik për shkak tëseriozitetit të veprës penale, ka dorëzuar deri tek gjykata Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për fëmijët. Gjykata duke vepruar në bazë të lëndës, nuk ka pranuar propozimin, dhe ka shqiptuar masat e përkujdesjes, marrjen e pasaportës dhe obligim që fëmijët të mos e braktisin vendin ku jetojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat