Në Shkup u mbajt aktivitet vetëdijësues për dhunën në familje

Shkupi

Në Shkup u mbajt aktivitet vetëdijësues për dhunën në familje

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 16:42
Pamje nga aksioni

Me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave – 25 nëntori, një grup anëtaresh të qendrës për krizë ”Nadezh” mbajtën një aksion vetëdijësues.

Aktiviteti zgjati rreth 2 orë, kurse pjesëmarrëset mbajtën në duar parulla me përmbajtje statistikore dhe porosi për dhunën familjare. Kalimtrët e rastit patën mundësi të informohen edhe për pohimet e pavërteta që shpesh mund të dëgjohen për arsyetimet e dhunës në familje.

Planifikohet që vitin e ardhshëm të organiozohen 12 punëtori në pesë qytete të vendit, si në Shkup, Kumanovë, Strumicë, Kërçovë dhe Strugë, me qëllimin kryesor të ndikimit në mënyrën se si shihet ky problem serioz i shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat