Nesër pa rrymë do të mbeten disa komuna të Shkupit

Shkupi

Nesër pa rrymë do të mbeten disa komuna të Shkupit

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 14:33
Ilustrim

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Qendër, Shuto Orizarë, Petrovec dhe Çair.

Prej orës 9:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë disa nga konsumatorët nga rrugët “Partenij Zografski”, “Salvador Aljende” dhe “Perisha Saveljak” në komunën Qendër.

Prej orës 8:30 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë konsumatorët nga “Makoshped” – Shuto Orizarë dhe betonara “JOSING” në komunën Shuto Orizarë.

Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Bashkisë së Shkupit, ndërprerja bëhet për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat