Vidhet arka e xhamisë "Murat Pasha" në Çarshinë e Shkupit

Shkupi

Vidhet arka e xhamisë "Murat Pasha" në Çarshinë e Shkupit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 16:27
Xhamia "Murat Pasha" në Çarshinë e Shkupit

Të shtunën që shkoi, 26 nëntor, është vjedhur kasaforta e xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi të Shkupit.

Hajnat brenda xhamisë janë futur nga xhamat e pasëm të xhamisë, ndërsa kanë thyer kasafortën, në të cilën besimtarët dhurojnë shuma të vogla parash e që shërbejnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.

Këshilli i xhamisë rastin në fjalë nuk e ka paraqitur në polici, pasi siç thonë ata, nuk bëhet fjalë për shumë të madhe parash që janë vjedhur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat