Shkupi këtë vit me pemë gjigante për festat e fundvitit

Shkupi

Shkupi këtë vit me pemë gjigante për festat e fundvitit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Bashkia e Shkupit e ka vendosur, në qendër të kryeqytetit do të ketë një pemë gjigante të dekoruar dhe të stolisur për festat e fundvitit

Për dekorimin e qendrës së kryeqytetit është kontraktuar kompania Link Media e cila në një konkurs të hapur ka pasur ofertë më të lirë.

Për zbukurimin e qendrës së Shkupit, Bashkia e Shkupit do të ndajë 12 milionë denarë apo 32.520 euro.

Bredhi i Vitit të Ri në Shkup do të jetë 18 metra i lartë dhe do të jetë i zbukuruar me efekte të ndryshme.

Dekorimi i qendrës është duke filluar, ndërsa dritat do të ndizen nga 15 dhjetor deri më 25 janar të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat