Zjarr në SH.F “J.H. Pestaloci” në Shkup, nuk ka të lënduar

Shkupi

Zjarr në SH.F “J.H. Pestaloci” në Shkup, nuk ka të lënduar

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 19:04
Ilustrim

Zjarr në konstruksionin e çatisë, ka shpërthyer dje pasdite në Shkollën Fillore “J.H. Pestaloci” në Shkup.

Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëm material, njoftoi sot MPB-ja. Pas intervenimit të brigadës për mbrojtje kundër zjarrit në Shkup, zjarri është shuar.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, me çrast është gjetur një pjesë e fshesës së djegur që ekziston dyshim se zjarri është imponuar dhe se është bërë vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat