Të hënën zgjidhet “kryetarin në detyrë” i Gjykatës Themelore – Shkupi 1

Shkupi

Të hënën zgjidhet “kryetarin në detyrë” i Gjykatës Themelore – Shkupi 1

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 13:21
Keshilli gjyqesor

Në seancën e Këshillit gjyqësor e paraparë për të hënën, në orën 11 do të vendoset se kush do e ushtrojë funksionin e kryetarit në detyrë të Gjykatës Themelore – Shkupi 1, duke pasur parasysh se mandati i kryetarit aktual Vlladimir Pançevski, përfundon të dielën, ndërsa zgjedhjet për kryetarin e ri janë shtyrë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Siç po shkojnë punët, Pançevski ka pak shanca të vazhdojë ta kryejë funksionin e kryetarit, për shkak se në krahasim me dy kandidatët tjerë ka vlerësim më të ulët, si pasojë e padive që janë ngritur ndaj tij.

Kandidatë tjerë për vendin e kryetarit gjithashtu janë edhe Ivan Xholev dhe Vlladimir Tufegxhiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat