Vlerësohet kontributi i kryetarit të Bashkisë së Shkupit, për personat me nevoja të veçanta

Shkupi

Vlerësohet kontributi i kryetarit të Bashkisë së Shkupit, për personat me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:33
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski në shtëpinë e organizatave humanitare ”Dare Xhambaz”

Në shtëpinë e organizatave humanitare ”Dare Xhambaz” u mbajt aktivitet me rastin e 3 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski.

Të pranishëm tjerë ishin edhe përfaqësues të shoqatave të personave me nevoja të veçanta, përfaqësues të institucioneve lokale dhe shtetërore, përfaqësues të Këshillit kombëtar për organizata të personave me nevoja të veçanta. Në kuadër të konferencës, kryetari Trajanovski mori mirënjohje për ”kontribut të jashtëzakonshëm dhe merita në përmirësimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat