Shkup, 20 mijë euro fatura e ujit!

Shkupi

Shkup, 20 mijë euro fatura e ujit!

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 07:51
Ilustrim

Numri i më madh i ankesa, të cilat qytetarët e Shkupit nga fillimi i vitit e deri më sot i kanë dorëzuar në zyrën e Avokatit të Popullit, kanë të bëjnë me faturat e larta dhe joproporcionale që Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” u ka dorëzuar për çdo muaj. Të dhënat statistikore lidhur me ankesat e dorëzuara te ky institucion thonë se, në sektorin për të drejtat e konsumatorëve gjithsej janë ngritur 280 parashtresa, në ndërkohë 103 prej tyre kanë lidhje të drejtpërdrejtë më punën e ndërmarrjes së apostrofuar.

Në bisedën të cilën mediat në Maqedoni e realizuan me shërbimet juridike në zyrën e Avokatit të Popullit, u konstatua se parashtresat e dorëzuara tek ky organ nga ana e qytetarëve për EVN-në apo ngrohjen publike, janë shumëfish më të ulëta se ankesat e ngritura kundër “Ujësjellësit” e që kryesisht kanë të bëjnë me lartësinë e shumës në faturat e pranuara, respektivisht vlera e tyre madje shkon nga 5 mijë denarë deri në 20 mijë euro. “Efekti i punës, të cilën ne e kemi dhënë vite më parë, brenda këtyre dy viteve është lëshuar në minimum. Rekomandimet, mendimet juridike dhe sugjerimet tona nuk pranohen aspak nga kjo ndërmarrje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat