Vidhen dy bastore sportive në Shkup

Shkupi

Vidhen dy bastore sportive në Shkup

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 13:07
Ilustrim

Në dy raste të ndryshme të premten në Shkup, janë vjedhur bastore sportive të “SportLife”. Rasti i parë është paraqitur rreth orës 18, ku disa persona të maskuar janë futur në bastoren “SportLife” në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, dhe kanë marrë fitimin ditorë.

Ndërsa rasti i dytë është paraqitur rreth orës 20:30, në Shkup në rrugën “Tale Hristov”, në bastoren “SportLife”, një person i panjohur me armë, nga të punësuarit ka marrë shumë deri tani të pavërtetuar.

Nga MPB-ja theksojnë se do të ndërmarrin masa për gjetjen e personave dhe zbardhje të plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat