Fundjavë me 32 të lënduar dhe 34 aksidente në Shkup

Shkupi

Fundjavë me 32 të lënduar dhe 34 aksidente në Shkup

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka publikuar raportin e aksidente për ditën e premte, të shtunë dhe të dielë në Shkup dhe rezulton se policia dhe ndihma e shpejtë ka pasur goxha punë.

Gjatë këtyre tre ditëve ka pasur gjithësejt 34 aksidente me përmasa të ndryshme. Aksidente të lehta, aksidente të rënda dhe aksidente pa të lënduar.

Nga 34 aksidente të lënduar ka pasur, 32 persona të lënduar.

Për këtë fundjavë, gjithësejt janë dënuar edhe 25 vozitës, të cilët janë dënuar për shpejtësi të tejkaluar normales dhe për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Karrotreci ka hequr gjithësejt 27 vetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat