Shkupi me harxhime të larta për Vitin e Ri

Shkupi

Shkupi me harxhime të larta për Vitin e Ri

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:21
Ilustrim

Dy milionë denarë do të shpenzojë Qyteti i Shkupit për të festuar Vitin e Ri në sheshin e qytetit. Përveç manifestimit qendror në të cilin do të marrin pjesë këngëtarët si Sllatkar, Adrian Gaxha, Karolina dhe Mile Kuzmanovski do të organizohet panair i Vitit të Ri dhe garë me baba gjyshër, njofton Alsat M.

“Ne duam magjinë e Krishtlindjeve ta ndajmë me ju me një program vërtetë të pasur. Duke filluar nga 24 dhjetori nën moton “Dhuro lumturi“ Qyteti i Shkupit do të organizojë panair të Vitit të Ri të vendosur në rrugën Maqedonia”, deklaroi Koce Trajanovski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shumica e qytetarëve të Shkupit të cilët i anketuam thonë, se natën e Vitit të Ri do ta festojnë në shtëpi pasi aq kanë para, ndërsa në shesh planifikojnë të festojnë më të rinjtë“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat