Në Shkup po lulëzon “prostitucioni i ndaluar”

Shkupi

Në Shkup po lulëzon “prostitucioni i ndaluar”

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 21:18
ilustrim

Edhe pse me ligj ndalohet por prostitucioni në Shkup zhvillohet lirshëm dhe këtë gjë nuk e ndalon as policia as askush, edhe pse të gjith kanë informacion për një gjë të tillë por hapa për të ndaluar nuk është marrë deri më ditët e sotme, shkruan Lajm.

Prostitucioni publik zhvillohet për çdo natë në zonën tashmë të njohur të cilën e dinë të gjithë si zona me pullë të kuqe apo ndryshe ajo zhvillohet në hapësirat para dhe pas televizionit shtetëror të Maqedonisë MTV.

Në atë zonë për çdo natë nga ora 19:00, mund të gjesh vajza të reja,  gra të moshuara të cilët janë pa zgjidhje dhe janë të detyruara ta shesin nderin apo thënë shesin veten për të nxjerrë disa të holla që në të shumtën e rasteve disave u nevoiten për të ruajtur familjen por një numër i caktuar janë rob të ndonjërit dhe punojnë për dikë.

Përpos keti fakti,  gjë tjetër që duket tejet shqetësuese është fakti se këto vajza deri sa presin ndonjë njeri tu ofrohet e ti bej oferta te njëjtat janë të detyruara të keqpërdorin hapësirat publike dhe në këtë rast ata dhezin zarma që të ngrohen në këtë të ftohtë gjë që rrezikon që nga një flakë e vogel të bëhet një flakë e madhe dhe ti kaploj edhe objektet përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat