Shkupi po mbytet, kërkohen masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes

Shkupi

Shkupi po mbytet, kërkohen masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 15:25
Ilustrim

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot akuzoi se institucionet kompetente nuk kanë tentuar të gjejnë mënyrë që ta mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe me politikat e tyre kanë kontribuar që të rritet ndotja e ajrit.

Kryetari i Komisionit partiak për mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor, Pece Mirçevski deklaroi se nevojiten masa urgjente për zvogëlimin e ndotjes, siç janë transporti falas për të gjithë qytetarët e Shkupit dhe qyteteve tjera më të mëdha dhe ndërprerja e përkohshme e të gjitha aktiviteve ndërtimore, posaçërisht në territorin e qytetit të Shkupit.

“Askush nuk guxon të luajë me shëndetin e qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtë të garantuar kushtetuese për ajër të pastër dhe Qeveria duhet atë t’ua sigurojë”, tha Mirçevski.

Image
Pece Mirçevski, LSDM
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat