Shkup, 20 aksidente dhe shtatë të lënduar!

Shkupi

Shkup, 20 aksidente dhe shtatë të lënduar!

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 20 aksidente trafiku, prej të cilëve në gjashtë lëndime të lehta trupore kanë marrë shtatë persona, ndërsa 14 kanë kaluar me dëme të shkaktuara materiale.

Policia e trafikut të premtën keu ekspertizë në 10 aksidente trafiku. Në pesë prej tyre lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Siç informoi për AIM, inspektori i pavarur Dragan Veljanoski, të shtunën është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente trafiku. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore në një aksident trafiku, ndërsa është shkaktuar dëm material në gjashtë aksidente.

Dje është realizuar ekspertizë në tre aksidente trafiku dhe të njejti janë vetëm me dëme të shkaktuara materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat