Shkup, festimet për herë të parë pa pasoja të rënda

Shkupi

Shkup, festimet për herë të parë pa pasoja të rënda

Më: 1 janar 2017 Në ora: 18:14
Shkupi

Një person 33 vjeçar nga Shkupi, natën e Vitit të Ri ka përfunduar me dy gishta të amputuar, si pasojë e lëndimit nga pushkaliqet. Edhe pse në Maqedoni, festimi i fundvitit kaloi qetë, megjithatë siç thotë ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorv, ende mbetet rrezik i madh nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Gjatë ndërrimit të viteve në repartin e toksikologjisë në Shkup, kanë përfunduar 27 pacientë të cilët kanë përfunduar me dozë të shtuar të alkoolit, ndërsa njeri më substanca.

Një numër i madh ndërhyrjes ka pasur edhe ndihma e shpejt, kryesisht për aksidente trafiku, doza të tepruara alkooli dhe rrahje. Në repartin e kirurgjisë  janë paraqitur persona me thyerje dhe lëndime më të lehta nga pushkaliqet.

Sipas autoriteteve , Vitit i Ri ka kaluar qetë, ndërsa qytetarët kanë respektuar rekomandimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat