Shkupi reagon ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb Daçiq

Shkupi

Shkupi reagon ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm serb Daçiq

Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:24
Ivica Daçiq

Pas deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, sot pasoi reagimi i Shkupit zyrtar.

"Ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të afërta dhe të thella dhe nuk është rastësi që qytetarët e të dy vendeve kanë ndjenja shumë pozitive për fqinjët në anën tjetër. Politikanëve u mbetet vetëm t'i thellojnë ato marrëdhënie historike, ndërsa nëse nuk munden ta bljnë këtë atëherë duhet të jenë të përgjegjshëm që të paktën të mos e rrënojnë miqësinë që ekziston ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në të dy drejtimet. Kjo duhet të vlejë edhe në kushte kur është e qartë se po nxehet atmosfera për votimin e radhës për pranimin e Kosovës në UNESCO", thuhet në reagimin e MPJ-së maqedonase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat