Shkupi dje: Dhjetë aksidente trafiku, më lehtë janë lënduar dy persona

Shkupi

Shkupi dje: Dhjetë aksidente trafiku, më lehtë janë lënduar dy persona

Më: 5 janar 2017 Në ora: 11:28
Ilustrim

Në Shkup dje kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente rrugore nga të cilat më lehtë janë lënduar dy persona.

Sipas evidencës së SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit, nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve, midis të cilëve 25 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim, si dhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit, nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit, megjithatë, e kanë shfrytëzuar telefonin celular. Janë hasur edhe 56 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me automjetin special "karrotrec" janë larguar gjithsej 62 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat