Vdiq në Shkup njëri nga pinjollët e familjes Kajolli, veterani i Ballit Kombëtar - Qahil Kajolli

Shkupi

Vdiq në Shkup njëri nga pinjollët e familjes Kajolli, veterani i Ballit Kombëtar - Qahil Kajolli

Nga: Prof.Dr. Sadik Haxhiu Më: 7 janar 2017 Në ora: 11:11
Qahil Kajolli

Dje me nderime të larta në varrezat e Butelit në Shkup në praninë e qindra qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare u varros njëri nga pinjollet e familjes kreshnike Kajolli – Qahil Kajolli.

Po së pari kush ishte familja e  Qahil Kajollit?

Qahil Kajolli ishte:

Sternip i Shabi Kajollit të Parë i shpallur Nder i Kombit nga Presidenti i Shqipërsë me 2015.
Nip i Jusuf Kajollit të Parë i cili bie në fushë të mejdanit kundër bishave sllave me 1818.
Djal i Hajriz Kajollit i cili ka udhëhequr çetat balliste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i burgosur shumvjecar në burgjet komuniste Jugosllave.
Vëlla i Shabi Kajollit të dytë i cili bie deshmorë në vitin 1945 kundër bishave sllave
Vëlla i Jusuf Kajollit të Dytë student i drejtësisë në Lubljan i cili viq nga torturat e UDB-së Rankoviqiane në vitin 1951.
Axha i Shabi Kajollit të tretë i cili ra dëshmor në Koshare me 5 maj 1999

Ky është oxhaku ku lindi dhe u kalit Qahil Kajolli. Qahili lindi në vitin 1925 në familjen atdhetare Kajolli në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, buzë maleve të thepisura të Karadakut kreshnik. U shkollua në Medresen e Shkupit për të marrë dije të jashtëzakonshme për kohën. Për aftësitë që tregoi në nxenien e dijës në Kur’an u quajt Hafez. Familja e tij nga zullumi sllav u detyruan të shpërngulen për  Shkup para Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e dytë botërore për trojet shqiptare ishte një zezonë e vërtetë. Qahili bashkë me burrat tjerë të kësaj familje Hajrizin, Shabiun e Dytë, Jahën, Sadikun, Nexhipin, Xheladinin, Jetishin kapin pushkët për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Shquhen në shumë bëteja si në luftën e Kikës, Gurit të Zi dhe vecanërisht në betejën në Raincë të Preshevës me 20 tetor 1944 kundër cetnikëve ( të ashtuquajturave Brigada komuniste serbo – maqedone).

Gjatë luftës kundër pushtuesve sllav në vitin 1945 bie dëshmor Shabi Kajolli i dytë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Qahili me babain e tij Hajrizin kishin mbetur nëpër male. Ai kishte marrë detyrë nga bashkëluftetarët e tij që kishin mbetur në male për të rënë në kontakt me kreun e NDSH –së në Shkup për të vazhduar rezistencën. Me 14 gusht nga malet e Karadakut hyn në Shkup për të rënë në kontakt me krerët e NDSH-së, por shpejt zbulohet, rrethohet nga OZNA dhe burgoset dhe denohet me shumë vite burg duke u torturuar barbarisht nga UDB-ja famkeqe. Pak më vonë burgoset edhe babai i tij Hajrizi.

Por familja e tij nuk kishte mbetur pa zot shtepie. Jashtë burgjeve ishte Jusufi i dytë (vëllai i Qahilit) i cili ishte ishte student i drejtësisë në Lublanë. UDB-ja famkeqe i kishte rënë në gjurmë këtij intelektuali të ri dhe në vitin 1951 e arrestojnë dhe pasi që pushteti nuk mundi ta bëjë për veti e torturojnë aq shumë, saqë nga torturat vdes në një spital të Shkupit.

Pas disa viteve qendrimi në burg lirohen: Qahili dhe babai i tij Harjizi. Ata do të arrestohen edhe disa herë deri në rënien e Rankoviqit nga pushteti.  Por as klika komuniste ‘’liberale’’ e Titos nuk i linte rehat. Sa herë që Tito vizitonte Shkupin, pushteti izolonte Qahilin dhe babain e tij.

Nën këtë frymë atdhetarie lindi dhe u rritë Shabi Kajolli i Tretë, djali i vëllait të Qahilit i cili si ushtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosvës, ra dëshmor me 5 maj 1999 në Koshare të Dukagjinit.

Bacë Qahili në vitet e fundit edhe pse në moshë të shtyer është vizituar shpesh nga: veprimtarë, historian, publicist, politikan etj. Ai para tyre gjithmon ka dhënë porosinë se: ‘’Lufta për bashkim kombëtar duhet vazhduar deri në fitore, sepse koj është e drejt e jona legjitime’’.

I përjetshëm qoft kujtimi për atdhetarin – Qahil Kajollin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat