Ngrica në Shkup, janë hedhur 250 tonë kripë në rrugët e qytetit

Shkupi

Ngrica në Shkup, janë hedhur 250 tonë kripë në rrugët e qytetit

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:42
Ilustrim

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar, deri në mëngjes kanë hedhur 250 tonë kripë në rrugët dhe bulevardet e qytetit në mënyrë që të parandalojnë ngrica.

Qyteti i Shkupit u rekomandon vozitësve të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve dhe t'u përmbahen kushteve në rrugë. Autoritetet e qytetit përkujtojnë se kripa industriale ka efekt deri në -6 gradë Celsius dhe për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave në rrugë dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.

Në kompetenca të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetenca të komunave dhe ato janë të obliguara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

"U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiak dhe pronarëve të objekteve afariste që t'u përmbahen obligimit ligjor për pastrim të borës para objekteve të tyre", kumtoi Qyteti i Shkupit.

NP "Higjiena komunale" bën thirrje që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për pastrim të rrugëve të cilat janë në kompetenca të komunave dhe apelon për azhurnitet më të madh në këtë sferë, me qëllim të grumbullimit pa ndërprerje të mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat