Todorov: Do të rinovohet spitali shtetëror në Shkup

Shkupi

Todorov: Do të rinovohet spitali shtetëror në Shkup

Më: 10 janar 2017 Në ora: 15:11
Spitali Shtetëror në Shkup ”Shën Naum Ohridski”

Spitali Shtetëror në Shkup ”Shën Naum Ohridski” do të rinovohet tërësisht. Kështu thotë Nikolla Todorov, ministri aktual i shëndetësisë.

”Kemi miratuar planin për rinovim të tërësishëm të brendësisë dhe pjesëve të jashtme të spitalit të qytetit të Shkupit. Dhomat, korridoret dhe të gjithë ambulantat do të rinovohen tërësisht. Shpresojmë se këto rinovime do të ndikojnë në shërbimin dhe performancën e spitalit dhe të të punësuarve.” thotë mes tjerash Todorov.

Investimi sipas Todorov do të kushtojë dy milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat