Në Shkup do të mblidhen ndihma për të pastrehët

Shkupi

Në Shkup do të mblidhen ndihma për të pastrehët

Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:02
Ilustrim

Pikë për mbledhje të donacioneve për persona të pastrehë, të cilëve për shkak të temperaturave të ulëta ju duhet ndihmë shtesë, do të vendoset para objektit të “City Mall” në Shkup.

Donacionet e mbledhura në baza ditore do të dorëzohen në Qendrën pranuese për të pastrehët në Qytetin e Shkupit në Momin Potok.

Siç informuan organizatorët, pika është hapur sot në orën 16 dhe do të punojë deri në orën 22:00, ndërsa nesrë dhe ditëve tjera do të punojë prej orës 10 deri në 22.

Në donacione janë të përfshira edhe rroba të ngrohta dhe këpucë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat