Strehimorja në Shkup pranon të pastrehë gjatë periudhës së motit të ligë

Shkupi

Strehimorja në Shkup pranon të pastrehë gjatë periudhës së motit të ligë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:31
Strehimore

Në lagjen Momin Potok të Shkupit është hapur një strehimore për të pastrehurit e cila do të jetë në dispozicion 24 orë dhe do të pranojë njerëz gjatë periudhës së motit të ligë në vend.

Bashkia e Shkupit bën të ditur se ekipet e kësaj qendre i marrin të pastrehët dhe i sjellin në këtë qendër, ndërkaq të interesuarit mund të paraqiten në numrin 02-3139-578 në Drejtorinë e Kryqit të Kuq në Shkup.

Kjo pikë është e hapur tash e tetë vite ndërkaq të pastrehët mund të pastrohen, të kërkojnë kontrollë mjekësor dhe ilaçe, veshje, mbështetje psikologjike, etj.

Bashkia e Shkupit ka punësuar tetë persona në këtë strehimore, ndërkaq ndanë 500 mijë denarë buxhet vjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat