Në Shkup kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt

Shkupi

Në Shkup kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt

Më: 11 janar 2017 Në ora: 12:41
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Në Shkup është mbajtur protesta e dytë qytetare në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i arrestuar në Francë, sipas një kërkese të Serbisë.

Qytetarët janë vetëorganizuar, me flamuj kombëtar në duar dhe me parulla në mbështetje të Ramush Haradinajt. Para mediave kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Haradinajt, duke e konsideruar si një hero dhe një njeri të pafajshëm, njiherit duke kërkuar edhe lirimin e tij sa më të shpejtë.

Pjesë e protestuesve janë edhe artistë shqiptar nga Maqedonia dhe organizata joqeveritare. Që të gjithë vlerësojnë lartë fugurën e Ramush Haradinajt dhe kërkojnë me ngulm që Ramushi të lirohet sa më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat