Shkupi sot u zgjua me -21 gradë, Mavrova me 62 cm borë

Shkupi

Shkupi sot u zgjua me -21 gradë, Mavrova me 62 cm borë

Më: 12 janar 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Në Shkup Petrovec dhe në Berovë mëngjesin e sotëm është më ftohtë, -21 gradë. Minus 20 gradë minimale janë matur në Manastir, -19 në Tetovë, -18 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Shtip, -17 në Strumicë, -16 në Shkup Zajçev Rid dhe Pilep, -15 në Kriva Pallankë, -14 në Vinicë, Dibër dhe Pozharan, -13 në Topollçan dhe Gjurishte, -12 në Mavrovë dhe Gjevgjeli, -10 në Llazaropole, -9 në Krushevë, -8 në Pretor dhe -7 në Dojran dhe Ohër.

Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës deri në orën shtatë është më e madhe në Mavrovë, 62 centimetra, ndërsa më e vogël në Dojran, një. Në Llazaropole ka 47 centimetra borë, në Pozharan 41, 36 në Topollçan, 29 Berovë, 27 Dibër, 26 Gjurishte, 25 Tetovë, 24 Krushevë, 19 Manastir, 18 Kriva Pallankë, 16 Kumanovë dhe Strumicë, 15 Ohër dhe Pretor, 14 Demir Kapi, 13 Shtip, 12 Vinicë, 10 Prilep dhe Shkup Petrovec, 8 Shkup, dhe dy Gjevgjeli.

Për 24 orë kanë rënë tre litra në një metër katror reshje në Llazaropole dhe Manastir, dy në Dibër, Demir Kapi dhe Pretor dhe një në Topollçan, Strumicë, Krushevë, Dojran.

Gjatë natës moti ishte i kthjellët, ndërsa në mëngjes me diell, me vranësira të vogla deri në mesatare dhe shumë i ftohtë, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët. Vetëm në disa vende ka rritje të vranësirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat